Përgjimet që fundosën Ballukun, Tabaku: Gjithçka vendoset me mesazhe, buxheti është grabitur

Përgjimet që fundosën Ballukun, Tabaku: Gjithçka vendoset me mesazhe, buxheti është grabitur

Në një kohë kur janë bërë publike përgjimet që kanë fundosur Belinda Ballukun, tashmë të pezulluar nga detyra, deputetja e PD Jorida Tabaku thotë se kjo është “qeveria e të pandehurve”. Me anë të një postimi në Facebook, Tabaku thekson se Shqipëria është përballur me një sistem të strukturuar për të ndarë tendera, koncesione dhe asete publike brenda një rrethi të ngushtë biznesesh dhe zyrtarësh. Ajo thekson se kriteret e tenderave ekzistonin vetëm në letër, ligjet nuk zbatoheshin, dhe vendimet qeveritare hartoheshin brenda zyrave të bizneseve të lidhura me pushtetin. “Mjafton të shohim buxhetin ku çikërimat e vitit shkojnë për pensionet që janë më të uëltat në rajon, ku rroga e shqiptarëve dhe të ardhurat e tyre shpenzojnë 40% për ushqimet bazike ndërsa torta e...