Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Balluku e pezulluar dhe me pasaportë të sekuestruar, vlerësimi i GJKKO për masat: Dënimi deri…
GJKKO ka bërë një vlerësim të detajuar mbi rastin e hetimeve penale ndaj ish-zyrtarëve të lartë, duke përfshirë Belinda Ballukun, të pezulluar nga detyra dhe vartësit e saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, lidhur me dy procedura prokurimi “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” dhe “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”. Ndaj ministres u caktuan masat e pezullimit nga detyra dhe sekuestrimi i pasaportës, ndërsa për dy vartësit e saj, administratorin e KESH, Erald Elezi dhe drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, ARRSH, Gentian Gjyli u la në fuqi masa “arrest shtëpie”. Sipas Gjykatës, ekziston rreziku që Belinda Balluku të arratiset dhe të prishë provat e hetimit. Po ashtu ajo mund të dënohet deri në 5 vite burgim. Në rastin e hetimeve të saj, Gjykata ka konstatuar se ekzistojnë...