Regjistrohen reshjet e para në qarkun e Korçës, zbardhet Dardha

Regjistrohen reshjet e para në qarkun e Korçës, zbardhet Dardha

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga moti i keq. Kështu në zonën e Dardhës, Vithkuqit dhe Shtyllës janë regjistruar reshjet e para të dëborës mbi 1000 m lartësi. Sipas informacioneve paraprake nuk paraqiten probleme me qarkullimin, ndërsa grupet e punës ndodhen në terren për mirëmbajtjen e rrugës.