Aksident fatal në një cirk në Itali, akrobati humb jetën gjatë shfaqjes

Aksident fatal në një cirk në Itali, akrobati humb jetën gjatë shfaqjes

Një aksident i rëndë ka tronditur një cirk në Itali, ku një akrobat humbi jetën gjatë një performance që mori përmasa tragjike. Ngjarja ndodhi në Sant’Anastasia, pranë Napolit, gjatë shfaqjes së cirkut Imperial Royal, raporton Wanted in Rome. Incidenti ndodhi gjatë numrit të njohur si “Globi i Vdekjes”, ku tre motoçiklistë profesionistë kryejnë lëvizje të sinkronizuara brenda një sfere gjigante metalike. Tre performuesit një 26-vjeçar kilian, një 43-vjeçar meksikan dhe një kolumbian po ashtu 43-vjeçar po ekzekutonin numrin në errësirë, të ndriçuar vetëm nga dritat LED të kostumeve të tyre. Gjatë performancës, 26-vjeçari humbi kontrollin e motoçikletës dhe u rrëzua. Kur u ndezën dritat, u kuptua menjëherë se situata ishte tepër e rëndë. Sipas Corriere della Sera, i riu ndërroi jetë pak çaste më vonë,...