Mbi 300 nxënës dhe 12 mësues rrëmbehen në një shkollë në Nigeri

Mbi 300 nxënës dhe 12 mësues rrëmbehen në një shkollë në Nigeri

303 nxënës dhe 12 mësues janë rrëmbyer nga persona të armatosur gjatë një sulmi në një shkollë katolike në Nigeri, shtet afrikan që shpesh është përballur me raste të rrëmbimit të nxënësve nga grupe të ndryshme militante. Zyrtarë të shtetit njoftuan se nxënësit e rrëmbyer të shtunën janë të moshave prej 10 deri në 18 vjeçare. Ngjarja ndodhi pas një rrëmbimi tjetër të 25 vajzave nga një shkollë në shtetin fqinje Kebbi. Guvernatori i Nigerit, Mohammed Umar Bago, njoftoi mbylljen e të gjitha shkollave në shtet dhe po punon për identifikimin e të zhdukurve. Ministria kombëtare e Arsimit urdhëroi gjithashtu mbylljen e 47 shkollave të tjera. Asnjë grup nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për rrëmbimet ndërsa autoritetet kanë njoftuar se për gjurmimin dhe shpëtimin...