Situata e motit në qarkun e Shkodrës, çfarë ka ndodhur gjatë natës dhe si paraqitet gjendja këtë mëngjes

Informacion për situatën në teritorin e Qarkut Shkodër.
1. Bashkia Shkodër
* Situata paraqitet e qetë.* Nuk raportohen probleme me energjinë elektrike.* Reshjet kanë vijuar gjatë natës me intensitet mesatar, momentalisht nuk janë evidentuar problematika.
2. Bashkia Malësi e Madhe
* Reshjet e shiut kanë vijuar gjatë natës me intensitet mesatar.* Nuk raportohen probleme nga kjo bashki.* Në rrugën e dëmtuar mbi mbi përroin e thatë, fshati Kamicë (Nj.A Qendër), është planifikuar që sot të hidhen disa kamionë me zhavorr
3. Bashkia Vau Dejës
•Reshjet kanë vijuar gjatë natës dhe vijojnë edhe aktualisht me intensitet mesatar.* Në fashtarat e njësive administrative Vig-Mnelë dhe Shllak mungon energjia elektrike.
4. Bashkia Pukë
* Në ketë bashki vijojnë reshjet e dëborës me intensitet mesatar.* Nuk raportohen problematika momentalisht nga bashkia Pukë.
5. Druk Lezhë
* Gjatë 24 orëve kanë rene rreth 35 mm reshje shiu.* Nuk ka probleme në funksionimin e kanaleve të kullimit, argjinaturave, dhe digës së rezervuarit. Shtodër.* Nivelet e ujit në lumenjtë Buna, Drin, Kir, Gjadër, dhe prurjet në përrenjtë kryesorë janë poshtë kuotave të rrezikut.* Hidrovoret e Velipojës (Vilu & Cas) funksionojnë normalisht.
6. DRV Shkodër
Deri tani nuk raportohet asnjë problem me qarkullimin rrugor në akset që administrohen nga DRV.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!