Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Serbët e Bosnjës votojnë për ta zgjedhur presidentin e ri
Rajoni E Diel, 23 Nëntor 2025 09:39 Serbët e Bosnjës po votojnë të dielën për ta zgjedhur një president të ri, pasi presidenti i deritanishëm i entitetit të tyre, Millorad Dodik, u shkarkua për shkak se e shpërfilli të dërguarin e posaçëm ndërkombëtar për paqen në Bosnje. Dodiku u largua nga posti i presidentit të Republikës Sërpska në gusht, pasi u dënua për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit ndërkombëtar, Christian Schmidt, që e mbikëqyr marrëveshjen e paqes, e cila e ka mbajtur Bosnjën të bashkuar që nga përfundimi i luftës ndëretnike të viteve ‘90. Zgjedhjet e parakohshme në Republikën Sërpska (RS) – një nga dy entitetet gjysmautonome të Bosnjës, përkrah federatës boshnjakokroate – nënkuptojnë se fituesi do të shërbejë për më pak se një vit,...