Berisha zgjidhet zv.president i CDI, post drejtues edhe për Viktor Orban dhe kryeministrin e Kroacisë

Berisha zgjidhet zv.president i CDI, post drejtues edhe për Viktor Orban dhe kryeministrin e Kroacisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është zgjedhur zëvendëspresident i CDI, unioni më i madh i partive të qendrës së djathtë në botë. Përzgjedhja e presidencës u bë në Asamblenë e CDI-së që u zhvillua në Sao Paolo të Brazilit.  Në Presidencë nga Europa janë gjithashtu Kryeministri i Kroacisë Andrey Plenkovic, kryeministri i ardhshëm i Sllovenisë Janezs Jansa dhe Kryeministri i Hungarisë, Victor Orban. Sekretar i Përgjithshëm i CDI është zgjedhur Antonio Lopez-Isturiz White, ndërsa President i CDI u rizgjodh Andres Pastrana.  CDI është e përbërë nga 115 parti të qendrës së djathtë nga Europa, Amerika e Veriut, Amerika e Jugut dhe Azia. Anëtarë të saj drejtojnë disa prej vendeve kryesore të botës përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.