‘Të plasi…’/ Zbardhen mesazhet që Balluku i dërgon Berberit për Unazën e Madhe! Ministrja: Ke një plehrë aty që flet…

‘Të plasi…’/ Zbardhen mesazhet që Balluku i dërgon Berberit për Unazën e Madhe! Ministrja: Ke një plehrë aty që flet…

Në kuadër të një hetimi mbi procedurat e prokurimit për projektin e “Unazës së Jashtme Tiranë”, janë bërë publike komunikime të shumta telefonike mes zëvendëskryeministres dhe njëkohësisht ministres së Infrastrukturës, tashmë të pezulluar nga detyra, Belinda Balluku, dhe ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, të datës 1 dhe 5 tetor 2021. Sipas hetimit, më 1 tetor 2021, dy zyrtarët kanë shkëmbyer mesazhe të vazhdueshme lidhur me “Unazën e Madhe” të Tiranës, ku Balluku i kërkon Berberit “të jetë gati për njoftimin”, ndërsa biseda vijon mbi publikimin dhe koordinimin e veprimeve për procedurën në fjalë. Në një moment, Balluku i shkruan: “Asnjë ndryshim… Thjesht të bëj këngën, por jam në Kukës”. Më vonë, gjatë të njëjtës ditë, komunikimi vijon për afatet e veprimeve dhe shtyrjen e njoftimeve...