Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Moti i keq në vend/ Ulet niveli i Vjosës dhe Semanit, tërhiqen ujërat nga tokat bujqësore
Moti i keq ka ‘gjunjëzuar’ Shqipërinë prej ditësh teksa reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar përmbytje masive në toka e banesa nga veriu në jug të vendit. Situata problematike është raportuar dhe qarkun e Fierit, ndërsa sipas përditësimeve të fundit, situata është drejt përmirësimit. Niveli i lumit të Vjosës, Semanit dhe Shkumbinit është në rënie ndërsa ujërat kanë filluar të tërhiqen dhe nga tokat bujqësore. Informacion mbi situatën në Qarkun Fier, ora 07:00 Gjatë natës e në vazhdim së bashku më strukturat vendore, kemi monitoruar situatën dhe prurjet në lumenjtë Vjosë, Seman dhe Shkumbin, nga ku rezulton: – Lumi Vjosë ka ulje të nivelit, ka filluar të tërhiqen ujërat edhe nga tokat bujqësore në Kashisht, Kafaraj – Lumi Shkumbin në kuota normale dhe nuk ka paraqitur probleme...