Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Përmbytet depoja e ujit në Kolonjë, Emergjencat: Po bëhet pastrimi i saj dhe analizat
Shtabi i emergjencës në Korçë njoftoi në orët e mbrëmjes për gjendjen e krijuar nga moti i keq në këtë qark, ku në Kolonjë janë marrë masa paraprake për devijimin e rrjedhës së lumit, me qëllim parandalimin e dëmtimit të urës së Qinamit. Ura në Novoselë është riparuar dhe qarkullimi vijon normalisht. Për shkak të përmbytjes, në Kolonjë po kryhet shkarkimi i depos së ujit, pastrimi dhe klorinimi, ndërkohë që janë marrë mostra për analiza, ndërsa popullata është njoftuar të mos konsumojë ujin deri në njoftim të dytë. Në Maliq janë 133 objekte me prani uji, ndërkohë që janë dëmtuar: aksi Mesmal–Velçan–Selcë, Lozhan Fshat, aksi Desmir–Moçan, fshati Dolan. Njoftohet për rrëshqitje toke në Dolan, ku janë në rrezik 2 banesa, në Mesmal ku është në...