Burimi:
Standard.al
Foto © Standard.al
Masat ndaj Ballukut, GJKKO: Nuk pengohet të ushtrojë mandatin si deputete
Masat ndaj Ballukut, GJKKO: Nuk pengohet të ushtrojë mandatin si deputete Për numrin dy të qeverisë, Belinda Balluku gjykata ka marrë vendimin për caktimin e masës së sigurimit pezullim nga detyra lidhur me funksionin e saj si zëvendëskryeministres apo ministre. Në vendim sillet në vëmendje përcaktimi i nenit 242 i Kodit të Procedurës Penale “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, ku në pikën 1 parashikohet se: “Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to”. Nga ana tjetër, konstatohet se kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral, që janë personat e zgjedhur deputetë, kryetar bashkie dhe anëtarët e këshillave bashkiakë....