Maskohej si grua për të thyer arrestin shtëpiak, nusja filmoi dhe nxori zbuluar 69-vjeçarin në Fier: Më futi burrin në burg, sherr për përroin

Familja Hatia në Roskovec akuzon strukturat shtetërore për neglizhencë çfar solli konfliktin mes dy vllezerve për më shumë se një vit. Nusja e shtëpisë tregon për gazetaren Marsela Topi se përse u detyrua të filmonte xhaxhain e burrit i cili i veshuar si grua thyente arrestin shtëpiak.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

Videoja ku denoncohej 69-vjeçari Jorgo Hatia, i cili i veshur si grua theu arrestin e shtëpisë, ka për autore bashkëshorten e nipit të tij. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

E pazakontë në Roskovec: 69-vjeçari vishet si grua për t’i shpëtuar policisë

Shkak i gjithë kësaj situate në fshatin Strum të Roskovecit është një konflikt, i cili më shumë se veprimet e 69-vjeçarit, ka ardhur si pasojë e neglizhencës së strukturave shtetërore, gjë që ka sjellë edhe ngujimin e dy vëllezërve në konflikt.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

Jorgo Hatia ishte denoncuar disa herë në strukturat shtetërore nga vëllai i tij, Riza Hatia, për shkak se kishte ndërtuar një tualet mbi një kanal kullues. Konflikti ka precipituar disa herë në dhunë dhe akuza, ndërsa ata që duhet ta zgjidhnin, heshtën deri sa sherri mes vëllezërve mori përmasa të mëdha.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

Riza Hatia thotë se konflikti me vëllain mbërriti në këtë pikë pasi strukturat shtetërore nuk bënë detyrën.

“Kam bërë denoncimin në Policinë e Roskovecit, pas tre ditësh ka ardhur punonjësi i hipotekës në bashki, Soni Kosaçi dhe nuk ka vepruar. U veprua  vetëm pas tre muajsh. Po të ndërhyej që kur bëra denoncimin nuk do të ishim sot duke kaluar në karvan vuajtjesh prej një viti e gjysëm”, thotë Riza Hatia.

Nusja e nipit të Jorgo Hatias, i njohur edhe me emrin Mehmet, thotë se videon që tregonte xhaxhain e bashkëshortit të veshur si grua duke thyer arrestin e shtëpisë, u detyrua ta realizonte sepse donte të mbronte familjen e saj.

“Nëse njerëzit do ta dinin problemin tim, besoj se nuk do më cilësonin spiune. Kur ai fut burrin tim në burg, kur fut vjehrrin, dhunon vjehrrën dhe don të penalizojë familjen time, atëherë çfarë të bëj?”, shprehet Klarisa Hatia.

Familja Hatia i bën apel strukturave të larta shtetërore të mos neglizhojnë konflikte të tilla, pasi nëse do të ishte ndërhyrë në kohë, situata nuk do të kishte arritur deri në këtë pikë, ku familjet e dy vëllezërve jetojnë mes dhunës dhe kërcënimeve të përditshme.

Gazetare: Marsela Topi / fieriweb.com