Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Berisha merr pozicion kyç në CDI/ Zgjidhet zëvendëspresident i aleancës më të madhe politike të djathtë në botë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është zgjedhur zëvendëspresident i CDI, unionit më të madh të partive të qendrës së djathtë në botë. Në Asamblenë e CDI të zhvilluar në Sao Paolo tër Brazilit është zgjedhur Presidenca dhe drejtuesit e rinj të CDI, dhe ndër ta edhe lideri i opozitës shqiptare. Në Presidencë nga Europa janë gjithashtu Kryeministri i Kroacisë Andrey Plenkovic, kryeministri i ardhshëm i Sllovenisë Janezs Jansa dhe Kryeministri i Hungarisër, Victor Orban. Sekretar i Përgjithshëm i CDI është zgjedhur Antonio Lopez-Isturiz White, ndërsa President i CDI u rizgjodh Andres Pastrana CDI është e përbërë nga 115 parti të qendrës së djathtë nga Europa, Amerika e Veriut, Amerika e Jugut dhe Azia.