Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Alfabeti i Kombit dhe barazia gjuhësore
ALFABETI I KOMBIT DHE BARAZIA GJUHËSORE: IMPERATIV I SHTETIT DHE INTEGRIMIT EUROPIAN Shqiptarët nuk janë thjesht dëshmitarë të historisë; ata janë mbrojtësit e së ardhmes. Çdosulm mbi alfabetin, çdo injorim i gjuhës shqipe, çdo tentativë për të dobësuar orientiminperëndimor do të hasë në vetëdijen, dinjitetin dhe vendosmërinë e palëkundur të popullitshqiptar. Historia na mëson se kombi shqiptar u ndërtua mbi shkronja, mbi vlera dhe mbivendosmëri; pikërisht këto do të jenë armët tona kundër çdo përpjekjeje për tëshkatërruar identitetin tonë. Nga Prof.dr Skender ASANINë këtë 22 nëntor, shqiptarët përballen me një sfidë të jashtëzakonshme që prek thelbin e qeniessë tyre kombëtare dhe që tejkalon çdo rutinë administrative apo ceremoniale. Nuk është thjeshtnjë përvjetor për t’u kujtuar; është një alarm politik dhe moral, një thirrje për reagim...