Si me jetue nji dashni të madhe!

Si me jetue nji dashni të madhe!

Me jetue nji dashni të madhe, asht e domosdoshme me pasë vëmendjen ma të madhe dhe guximin ma bindës, shumë seriozitet dhe mjaft buzqeshje! Vinicius de Moraes Me jetue nji dashni të madhe. Ma s’pari duhet me qenë burrë i nji grueje të vetme… përndryshe, ruejna Zot, me qenë burrë i shumë grave!Me jetue nji dashni të madhe mund të jetë edhe e lehtë, por kjo s’ka asnji lloj vlere.Me jetue nji dashni të madhe, ma s’parit asht e domosdoshme me e shenjtnue vedin kalorës dhe me qenë i plotë veç i damës tande – sido që të vërtitet puna. Ju duhet me pasë nji banesë tuejën, ku ta mbyllni pothuej n’izolim të plotë gruen që dashuroni, me e përgjue nga jashtë me shpatën gati...