Deputeti i PD, Gjin Gjoni publikon pamjet e përmbytjeve: Situata kritike, qytetarët janë braktisur nga pushteti vendor

Deputeti i PD, Gjin Gjoni publikon pamjet e përmbytjeve: Situata kritike, qytetarët janë braktisur nga pushteti vendor

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka publikuar një video nga zonat e përmbytura në Lezhë, ku thekson se situata mbetet kritike pavarësisht mbylljes së argjinaturës së Lagunës së Vainit. Sipas deputetit, qindra banorë në Barbulloje, Rrilë, Mylte, Tale, Spiten dhe Tresh janë të izoluar prej katër ditësh për shkak të nivelit të lartë të ujit. Gjoni falënderoi kompanitë private që u angazhuan në operacionin për mbylljen e argjinaturës, por nënvizoi se dëmet në bujqësi dhe blegtori janë të mëdha, ndërsa urgjente mbetet sigurimi i bazës ushqimore për bagëtinë dhe krijimi i mundësive të lëvizjes për banorët. Ai akuzoi Bashkinë e Lezhës dhe institucionet vendore për mungesë veprimi në terren, duke deklaruar se “zgjodhën propagandën në komente dhe statuse, në vend që të ishin pranë...