Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Më jep kohë se e zgjidh vetë në…”, Berisha zbulon debatin 7-orësh Rama-Balluku: Zv/kryeministrja i kërkoi që..
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të reja lidhur me çështjen e Belinda Ballukut dhe hetimin e saj nga SPAK. Sipas Berishës, gjatë një debati 7-orësh mes Belinda Ballukut dhe kryeministrit Edi Rama në zyrën e këtij të fundit, Balluku ka kërkuar me insistim që të mos emërohet askush tjetër në vendin e saj. “Më jep kohë, se e zgjidh vetë në Gjykatën e Lartë”, i ka thënë Balluku kryeministrit, sipas denoncimit të kreut demokrat. Berisha pretendon gjithashtu se drejtuesja e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, është vënë plotësisht në krah të Belinda Ballukut për të mbrojtur pozicionin e saj.