I lindur në Long Island në një familje të klasës së mesme, Steve studioi juridik dhe filloi karrierën në biznes që në rininë e tij. Në vitet 80’ dhe 90’ u bë ndër ndërmjetësit më aktiv në zhvillimet e ndërtimit në New York
Analizë nga Giuseppe Sarcina, Corriere Della Serra
Steve Witkoff, 68 vjeç, është një biznesmen i pasur dhe i fuqishëm në fushën e pasurive të paluajtshme në New York. Ai nuk ka përvojë politike apo diplomatike, por është i njohur për aftësinë e tij për të negociuar marrëveshje të favorshme, pa u ndikuar nga parimet morale.
I lindur në Long Island në një familje të klasës së mesme, Steve studioi juridik dhe filloi karrierën në biznes që në rininë e tij. Në vitet 80’ dhe 90’ u bë ndër ndërmjetësit më aktiv në zhvillimet e ndërtimit në New York.
Ai filloi të ndërtonte dhe blinte ndërtesa në Manhattan, derisa takoi Donald Trump. Nga kjo njohje lindi një bashkëpunim i ngushtë, i bazuar në pragmatizëm dhe interes financiar.
Kur Trump kandidoi për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, Witkoff ishte një nga mbështetësit e tij financiarë. Ata kanë ruajtur marrëdhënie të ngushta gjatë dekadave, duke luajtur golf dhe duke bashkëpunuar edhe në projekte biznesi, si krijimi në 2024 i kompanisë World Liberty Financial për kriptovalutat.
Pasi Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë, ai i besoi Witkoff-it politikën e jashtme amerikane, duke i dhënë përgjegjësinë për çështje të rëndësishme, nga Lindja e Mesme deri në Ukrainë. Pikërisht këtu, u shfaq plani i tij për paqen në Ukrainë, një plan me 28 pika.
Witkoff favorizoi Rusinë dhe Putinin, duke i dhënë atij përparësi pothuajse në të gjitha kërkesat, ndërsa Zelensky u vendos në një pozicion të dobët dhe i kërkohet të pranojë humbje territori, të ulë numrin e ushtarëve dhe të heqë mundësinë e anëtarësimit të vendit në NATO. Putin, nga ana tjetër, rehabilitohet dhe merr mundësinë të ulet në tavolinën e G8.
Për rindërtimin e Ukrainës, plani parashikon që Europa, veçanërisht Belgjika, të përdorë 100 miliardë dollarë të rezervave ruse për projekte në Ukrainë me fitime për SHBA-në. Po ashtu, 100 miliardë të tjerë do të përdoren për projekte të përbashkëta ruso-amerikane dhe Europa duhet të japë edhe 100 miliardë të tjera për rindërtimin.
Një diplomat tha për Politico.eu se Witkoff duhet të konsultohet me një psikiatër, pasi ai vepron si çdo tregtar i zoti.
Peshorja e marrëveshjes ka dy anë, njëra me shumë përfitime për Rusinë dhe tjetra vetëm premtime për Ukrainën. Ai gjithashtu ndërhyn edhe në çështje që nuk janë kompetencë e tij, si pranimi i Ukrainës në Bashkimin Evropian.
Kush është Steve Witkoff, njeriu që Trump i besoi politikën e jashtme? Pse favorizon Putinin e jo Zelenskyn
