Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri, eksperti: Staniacioni është i rremë, pritet shpërthim në 2026
Në një intervistë në emisionin “Pro Business” në TV Klan, Reinaldo Pipiria, Drejtor Ekzekutiv i shoqatës së real estate-t “NAREA”, hodhi dritë mbi gjendjen aktuale dhe trendet e tregut të pasurive të paluajtshme në Shqipëri, duke ofruar një panoramë të perspektivave të ardhshme. Pipiria e përgënjeshtroi kategorikisht idenë e një staniacioni në treg, duke e shpjeguar se ajo që perceptohet si ngadalësim është në fakt një fazë pritjeje. Sipas tij, shkaku kryesor i kësaj ngadalësimi të dukshëm të transaksioneve është pritja për përfundimin e procesit të rivlerësimit të pronave. Ai sqaroi se aktualisht në treg po nënshkruhen kryesisht kontrata premtim shitjeje, pra marrëveshje që do të realizohen në praktikë në fillim të vitit 2026, pasi të ketë përfunduar rivlerësimi. Pipiria njohu se çmimet e larta...