Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Vrau partnerin nga xhelozia, gjykata franceze dënon me 30 vite burg shqiptarin (Emri)
Një shtetas shqiptar i komunitetit LGBT, identifikuar si Ismail Garo është dënuar me 30 vite burg në Francë, pasi akuzohet për vrasjen e partnerit të tij, ngjarje e ndodhur në vitin 2023. Sipas mediave franceze, i pandehuri, me origjinë shqiptare, ishte strehuar nga viktima prej rreth tre vitesh në Poitiers, dhe prej kohësh bashkëjetonin bashkë. Nga analizat toksikologjike nuk janë zbuluar gjurmë alkooli, drogash apo medikamentesh, sipas raportit të një eksperteje të paraqitur në gjykatë ndërsa janë ngritur dyshime se ngjarja mund të ketë ndodhur për arsye xhelozie. Pas rindërtimit të ngjarjes nga ekspertët, shqiptari ka mohuar akuzat, por pavarësisht pretendimeve të palës mbrojtës gjykata e ka dënuar me 30 vite burg.