Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
SHBA shton presionin ndaj Zelenskyt: Nëse nuk e pranon këtë marrëveshje, tjetra do të jetë më e keqe
Zyrtarë amerikanë u kanë komunikuar aleatëve të NATO-s se Uashingtoni po synon t’i shtojë presionin presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, në mënyrë që ai të pranojë një marrëveshje paqeje me Rusinë në ditët e ardhshme. Sipas burimeve të cituara nga The Guardian, SHBA ka paralajmëruar se nëse Kievi nuk firmos tani, kushtet mund të bëhen dukshëm më të pafavorshme më vonë. Ky informacion u përcoll në një takim me ambasadorët e NATO-s në Kiev, të drejtuar nga Sekretari i Ushtrisë së SHBA-së, Dan Driscoll, pas takimeve të tij me Zelenskyn dhe kontakteve me Shtëpinë e Bardhë. Driscoll thuhet se u ka thënë pjesëmarrësve se “asnjë marrëveshje nuk është ideale, por duhet arritur sa më shpejt të jetë e mundur”. Sipas një burimi të pranishëm atje, atmosfera...