“Balluku e pandehur për abuzimet me tenderat”, Tabaku reagon ashpër: Duhet të japë dorëheqjen bashkë me Ramën

“Balluku e pandehur për abuzimet me tenderat”, Tabaku reagon ashpër: Duhet të japë dorëheqjen bashkë me Ramën

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, gjatë një interviste në një emision televiziv u pyet nga moderatorja për çështjen “Balluku” dhe zhvillimet më të fundit politike. Tabaku tha se në planin personal, zv/kryeministrja ndodhet në pozitat më të vështira, ndërsa sa i takon si politikane e lartë, duhet të kishte dhënë dorëheqjen, një standard evropian ku Shqipëria synon të integrohet. “Ndodhemi në një moment që sinjali që duhet të jepet është që duhet të kemi frikë nga ligji, por ato që lexova nga dosja, duket se nuk ka patur fare frikë nga ligji. Balluku menaxhonte gjysmën e buxhetit të shtetit, kontrata qindra milionëshe, të cilat i kemi denoncuar dhe jemi sulmuar në Kuvend, pse i denoncojmë. Morali politik do ta kërkonte që të jepte dorëheqjen, në...