“PD duhet të rishpikë veten”, Jorida Tabaku kritika për selinë blu:  Gabimet e së shkuarës…

“PD duhet të rishpikë veten”, Jorida Tabaku kritika për selinë blu: Gabimet e së shkuarës…

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, në një intervistë për një emision televiziv, foli për sfidat e opozitës ndërsa theksoi se ka nevojë për një ndryshim të thellë brenda selisë blu. Jorida Tabaku u shpreh se Partia Demokratike duhet të rishpikë veten ndërsa shtoi se demokratët duhet të mësojnë nga e shkuara. “Që të jesh në opozitë në një mandat të katërt duhet të rishpikësh veten. Ka shumë diskutime në PD për instrumentet që duhet të përdorim. E rëndësishme është mendësia për të hapur partinë dhe për të mësuar nga gabimet e të shkuarës. Nuk ka diskutim që duhet të bëjmë gjërat ndryshe.”-tha Tabaku. Deputetja demokrate nënvizoi se të gjitha kauzat janë ngritur nga Partia Demokratike ndërsa theksoi se shoqëria shqiptare po vuan nga keqqeverisja. “Të gjitha...