Screenshot
Reshjet intensive të ditëve të fundit kanë shkaktuar rritje të ndjeshme të prurjeve në lumin Seman, duke sjellë probleme serioze në zonën e Belinës. Lumi ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur segmentin rrugor Belinë–Kallm, duke vështirësuar qarkullimin e banorëve dhe mjeteve.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Uji ka depërtuar gjithashtu në disa puse nafte të kompanisë “Bankers Petroleum”, të cilat ndodhen brenda perimetrit të argjinaturës së lumit. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Autoritetet lokale ndodhen në terren dhe po monitorojnë situatën në kohë reale. Janë marrë masa emergjente me eskavatorë për forcimin dhe rritjen e argjinaturës, me synimin për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të ujërave.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Prurjet në Seman vijojnë të jenë të larta, kryesisht si pasojë e reshjeve të dendura dhe hapjes së portës së HEC-it të Moglicës, e cila ka rritur volumin e ujit në lumin Devoll. Devolli bashkohet me lumin Osum në territorin e Beratit, duke formuar Semanin, i cili aktualisht ka arritur në nivele kritike në zonat e ultësirës së tij.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Situata mbetet në monitorim të vazhdueshëm nga strukturat vendore dhe pritet përditësim i mëtejshëm në varësi të prurjeve dhe kushteve atmosferike.
