Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Tatiana Schlossberg, vajza e Caroline Kennedy, zbulon se vuan nga kanceri terminal
Tatiana Schlossberg, vajza e Caroline Kennedy dhe Edwin Schlossberg, ka zbuluar se vuan nga kanceri terminal. Në një ese të publikuar të shtunën, më 22 nëntor, në The New Yorker, 35-vjeçarja njoftoi se është diagnostikuar me leukemi mieloide akute pas lindjes së vajzës së saj të dytë në maj 2024. Schlossberg tregoi se mjeku i saj vuri re një numër të jashtëzakonshëm qelizash të bardha në gjak, duke regjistruar 131,000 qeliza për mikrolitër, krahasuar me normën 4-11 mijë. Fillimisht, mjeku e vlerësoi se mund të ishte një pasojë e lindjes ose diçka më serioze — dhe më pas diagnostikoi një mutacion të rrallë të quajtur Inversion 3. Schlossberg u shpreh se nuk mund të besonte lajmin: “Dita para se të lindja, kisha notuar një milje...