Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4
Pas një nate të mbushur me konfuzion dhe debate në rrjet, Alba Pollozhani është rikthyer sërish në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 4”, duke qetësuar përkohësisht zhurmën e krijuar nga mungesa e saj gati 20-orëshe. Largimi i papritur pas takimit me psikologen, i cili erdhi menjëherë pas shpërthimit të saj emocional në Prime, ngriti një mori pyetjesh mbi gjendjen e saj dhe të ardhmen brenda lojës. Gjatë orëve të paqartësisë, ndjekësit në rrjetet sociale nuk i kursyen hamendësimet: që nga një largim i mundshëm përfundimtar, e deri te problemet serioze shëndetësore. Komentet dhe debatet u shtuan, duke e kthyer mungesën e Albës në një prej temave më të diskutuara të mbrëmjes. Por sot, situata mori tjetër drejtim. Alba u shfaq e qetë në zonën...