Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Një muaj paraburgim për shoferin e autobusit që tentoi të transportonte 120 kg marihuanë nga Shqipëria drejt Kosovës
Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji shoferit të autobusit B.M., i cili u arrestua të premten në rajonin e Prishtinës duke transportuar rreth 120 kilogramë drogë të dyshuar si marihuanë nga Shqipëria drejt Kosovës. Sipas njoftimit të sistemit prokurorial, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” si dhe veprën “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Në aktin e paraqitur thuhet se më 21.11.2025, i pandehuri me një autobus ka transportuar lëndë narkotike nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Kosovës, me qëllim që më pas ajo të dërgohej në shtete të ndryshme të Evropës. Autobusi është ndaluar...