Takimi i rëndësishëm në Gjenevë, Ukraina dhe Amerika negociojnë të dielën, europianët në alarm

Takimi i rëndësishëm në Gjenevë, Ukraina dhe Amerika negociojnë të dielën, europianët në alarm

E diela do të jetë një ditë vendimtare lidhur me fundin e luftës në Ukrainë të nisur nga Rusia. Në Gjenevë të Zvicrës do të mbahet takimi i rëndësishëm mes të dërguarve të Uashingtonit, Kievit dhe vendeve europiane, që do të diskutojnë planin e paqes të dalë nga Shtëpia e Bardhë. Delegacioni amerikan kryesohet nga sekretari i shtetit, Marco Rubio. “Përfaqësuesit tanë dinë si t’i mbrojnë interesat kombëtare të Ukrainës dhe dinë saktësisht se çfarë të bëjnë për të parandaluar Rusinë të nisë një pushtim të tretë, një sulm tjetër kundër Ukrainës”, u shpreh i bindur presidenti Volodymyr Zelenski. Por aleatët e Uashingtonit nuk janë shumë të bindur nga plani amerikan i paqes me 28 pika. Bashkimi Europian, Mbretëria e Bashkuar, Japonia dhe Kanadaja theksojnë...