Qarku i Beratit në krizë pas reshjeve të dendura, Bozdo akuzon qeverinë për dështim në menaxhimin e emergjencës

Qarku i Beratit në krizë pas reshjeve të dendura, Bozdo akuzon qeverinë për dështim në menaxhimin e emergjencës

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka denoncuar me një reagim të ashpër në Facebook situatën dramatike që po kalon qarku i Beratit pas reshjeve të dendura të shiut. “Qarku i Beratit po përjeton një nga situatat më të vështira të viteve të fundit. Sipërfaqe të tëra toke, biznese, sera dhe banesa janë nën ujë. Ka shumë banesa të dëmtuara rëndë dhe me dhjetëra familje vazhdojnë të kërkojnë ndihmë për t’u përballur me këtë situatë,” shkruan Bozdo. Ai thekson se bizneset në qendër të Beratit dhe parkimi nëntokësor janë përmbytur përsëri, si pasojë e lënies në harresë për shumë vite të shtratit të lumit Osum. Në Dimal dhe Kuçovë, dëmet në banesa dhe në sipërfaqet e mbjella janë të mëdha.   Bozdo akuzon drejtpërdrejt qeverinë...