Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“SPAK po zgjeron hetimet edhe për procedura të tjera tenderuese”, Lala: Balluku duhet të kishte dhënë dorëheqjen
Gazetarja Klodiana Lala zbardh detaje lidhur me hetimet ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila akuzohet për shkelje të barazisë në tendera. E ftuar në emisionin një emision televiziv, Lala tha se SPAK po zgjeron hetimet edhe për procedura të tjera tenderuese, ku dyshohet se është përfshirë Balluku. Gjithashtu gazetaria tha se do të ishte më e moralshme që Balluku të jepte dorëheqjen në vend që t’i shpallë luftë drejtësisë.Lala tha se SPAK duhet të hetojë gjithashtu pasuritë e Ballukut dhe vartësve të saj. Klodiana Lala: Në gjykimin tim marrja e një vendim për pezullimin nga ushtrimi i funksionit dhe ndalimi për të dalë jashtë shtetit patjetër që është hapi më pozitiv i institucioneve të drejtësisë së re në raport me zyrtarët e lartë të cilët...