Policia e Shtetit deklaron se është në gatishmëri të plotë për shkak të motit të keq dhe bën apel për kujdes për të gjithë përdoruesit e rrugës.
Përmes një njoftimi zyrtar, blutë bëjnë me dije se në Komisariatin e Policisë Berat janë shoqëruar 3 shtetas që janë futur në lumin Osum me kanoe gjatë motit të keq, duke rrezikuar jetën.
Policia e Shtetit, në të gjithë vendin, ka shtuar prezencën e saj, me qëllim ardhjen në ndihmë të banorëve në nevojë, në zonat e përfshira nga përmbytjet, të përdoruesve të rrugës, si dhe për të parandaluar aksidentet rrugore.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar shërbimet policore të ndalojnë menjëherë ata shtetas që, në këto kushte ekstreme, ku lumenjtë kanë prurje të mëdha, ushtrojnë aktivitete rafting , si dhe të sekuestrojnë mjetet e lundrimit.
Po lundronin me kanoe në lumin Osum gjatë motit të keq, ndalohen nga policia 3 aventurierët
