Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Rritet kreditimi në lekë/ Banka e Shqipërisë: Vjen si pasojë e uljes së normës bazë të interesit
Kreditimi në vend ka vijuar të rritet me ritme të qëndrueshme, i nxitur kryesisht nga ulja e normave të interesit në Lekë pas lehtësimit të politikës monetare. Pas reduktimit të normës bazë në 2.5%, Banka e Shqipërisë thotë se kostot e huamarrjes janë ulur ndjeshëm, sidomos për kreditë e reja në monedhën vendase. “Normat e interesit në tregun e parasë dhe ato të bonove 12-mujore ranë menjëherë pas vendimit të korrikut, ndërsa bankat po përcjellin gradualisht këtë ndikim edhe te kreditë për familjet dhe bizneset. Interesi mesatar i kredisë së re në Lekë për bizneset zbriti në rreth 6.4%, nga 6.7% një tremujor më parë, ndërsa kreditë konsumatore për individët u ulën në 8.5%”. Këto zhvillime kanë shtuar kërkesën për financim, duke bërë që kredia...