Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Reshjet e shiut në Fier/ Prurjet e lumit Seman përmbytin dhjetëra hektarë tokë dhe 40 puse nafte
Prurjet e shtuara të lumit Seman kanë shkaktuar probleme serioze në zonat e Kallmit dhe Belinës, ku dhjetëra hektarë tokë bujqësore kanë mbetur nën pushtetin e ujit. Përmbytjet kanë prekur gjithashtu rreth 40 puse nafte, duke rritur rrezikun për dëmtime të infrastrukturës dhe ndotje. Ndërkohë, ekipet e bordit të kullimit në Bashkinë Fier ndodhen në terren që prej mëngjesit të sotëm. Specialistët po punojnë për përforcimin e argjinaturës në Belinë, në pikat më kritike, me qëllim shmangien e përhapjes së mëtejshme të ujit dhe minimizimin e dëmeve. Situata mbetet e paqëndrueshme dhe autoritetet lokale po monitorojnë nga afër rrjedhën e Semanit, teksa priten reshje të tjera.