Baza ajrore Kuçovë, çelet tenderi për modernizimin e infrastrukturës

Baza ajrore Kuçovë, çelet tenderi për modernizimin e infrastrukturës

Pas hapjes si bazë ajrore që shërben si qendër taktike për NATO-n në marsin e 2024-s, Baza Ushtarake në Kuçovë do të pësojë të tjera investime. Operatori i Blerjeve të Përqendruara, ka shpallur hapjen e garës për përmirësimin e infrastrukturës, veçanërisht në hangarin e bazës . Fondi limit i përllogaritur është 10 milionë e 985 mijë lekë. Referuar dokumentit në Agjencinë e Prokurimit Publik, projekti përfshin një sërë ndërhyrjesh, në ndërtimin e infrastrukturës elektrike, infrastrukturë telekomunikacioni përmes fibër optike, si dhe parashikohet plan-vendosja e ndriçuesve në rrugë. Një element i rëndësishëm i projektit është ndërtimi i një kabine të re elektrike, e cila do të furnizohet me tension të mesëm 20 kV, në mënyrë që të garantohet funksionimi i pajisjeve elektrike në të gjithë kampusin....