Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Reshje të para dëbore, zbardhen zonat e Qafë Thores, Thethit dhe Kelmendit
Zonat e Qafë Thores, Thethit dhe Kelmendit janë zbardhur këtë të shtunë nga dëbora. Pas reshjeve të shiut, në rrugën Shkodër-Theth kanë nisur reshjet e dëborës. Momentalisht, rruga është e hapur për qarkullim, por drejtuesit e automjeteve duhet që të tregohen të kujdesshëm dhe të jenë të pajisur me zinxhirë me vete në rast të reshjeve të dendura. Firma nënkontraktore ka nisur punën për pastrimin e borës dhe qarkullimin normal të automjeteve. Pamjet që vijnë nga aksi Qafë Thore-Theth dhe Kelmend, i shfaqin këto zoanë nën petkun e borës.