Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, arrestohet ish-presidenti i Brazilit
Jair Bolsonaro është arrestuar nga Policia Federale e Brazilit. Ish-presidenti, i dënuar me 27 vjet e gjashtë muaj burg për tentativë grushti shteti dhe vepra të tjera të rënda, u mor të shtunën në orën 6 të mëngjesit nga banesa e tij në Brasilia, ku ndodhej që nga 4 gushti në arrest shtëpie. Ka qenë gjykatësi i Gjykatës së Lartë Alexandre de Moraes, kryeprokurori i Bolsonaros, që ka urdhëruar ndalimin e tij në paraburgim — “pa përdorim prangash dhe pa ekspozim publik”. De Moraes e justifikoi vendimin me “rrezikun e arratisjes” së Bolsonaro-s. Byzylyku elektronik që ish-presidenti mban prej korrikut të këtij viti është manipuluar në orët e para të mëngjesit. Moraes pohon se kjo do të ishte shenja e një tentative arratisjeje, ndoshta drejt ambasadës...