Irani kërkon ndihmë urgjente për luftimin e zjarrit në pyjet e veta antike

Irani kërkon ndihmë urgjente për luftimin e zjarrit në pyjet e veta antike

Irani ka kërkuar ndihmë të menjëhershme ndërkombëtare për të shuar një zjarr të madh që nisi të përhapet para tri javësh në pyjet e lashta Hirkaniane, të cilat janë në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga viti 2019. Zjarri, i cili nisi pranë fshatit Elit në provincën Mazandaran më 31 tetor, u ka shpëtuar përpjekjeve për ta vënë nën kontroll dhe vazhdon të kërcënojë një nga ekosistemet më të vjetra dhe më të pasura në botë. Mohammad Jafar Qaempanah, zëvendës i presidentit iranian Masud Pezeshkian, njoftoi më 21 nëntor në X se janë bërë përgatitjet për të “kërkuar me shpejtësi ndihmë nga vendet mike”. Derisa Qaempanah nuk tregoi se cilat vende, Shina Ansari, kreu i Departamentit të Mjedisit të Iranit, më vonë konfirmoi...