Skandali i ri me tenderat/ Balluku urdhëron Berberin të pengojë aktivitetin e firmës së deputetit të PD, duke kërkuar..

Skandali i ri me tenderat/ Balluku urdhëron Berberin të pengojë aktivitetin e firmës së deputetit të PD, duke kërkuar..

Në dosjen e SPAK për Belinda Ballukun tregohet se si ministrja udhëzonte Berberin që të përjashtonte nga tenderët kompanitë që nuk i “pëlqenin”. Në një komunikim të datës 28 tetor 2021, ministrja i kërkon drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberit, që firma e konsulencës “Civil Cons”, e lidhur sipas saj me deputetin demokrat Lefter Gështenja, të mos marrë më asnjë punë në territorin e Shqipërisë. “Mos ta shoh të marrë tjetër punë në Republikën e Shqipërisë”, urdhëron Balluku, ndërsa Berberi i përgjigjet se “është e lehtë”. Pjesë nga dosja Në datën 28.10.2021, në orën 12:44, në aplikacionin “ËhatsApp”, shtetasja Belinda Balluku i përcjellë (forëarded) shtetasit Evis Berberi mesazhin “Civil Cons”. Në orën 12:44, Evis Berberi: “?”. Në orën 12:44, Belinda Balluku i përcjellë (forëarded) shtetasit Evis...