Gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve, Lamallari takon ministrin britanik: Stereotipet janë të padrejta

Gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve, Lamallari takon ministrin britanik: Stereotipet janë të padrejta

Tre ditë më parë kryeministri Rama i cilësoi zhgënjyese deklaratat e ministres britanike, Shabana Mahmood, lidhur me dëbimin nga Britania e Madhe të 700 familjeve shqiptare, të cilët sipas saj pas refuzimit të azilit, po vijojnë të jetojnë në Britani nga financimi i taksapaguesëve vendas. Ndërkohë së fundi gjatë një takimi të zhvilluar në Tiranë, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, i ka shprehur të njëjtin shqetësim Lord Timpson, Ministër i Shtetit për Burgjet, Shërbimin e Provës dhe Uljen e Përsëritjes së Veprave Penale i Mbretërisë së Bashkuar. “Narrativat diskriminuese, përçarëse dhe frymëzuese të stereotipeve negative ndaj një kombësie të caktuar janë të padrejta, aspak korrekte dhe siç koha ka dëshmuar, në fund rezultojnë më së paku boshe apo dhe kundërproduktive”, shkruan Lamallari, teksa publikon edhe...