Aksident I rëndë në aksin Vlorë–Levan (Detaje)

Një aksident është shënuar sot në autostradën Vlorë–Levan, ku një automjet ka humbur kontrollin si pasojë e shpejtësisë dhe lagështisë në asfalt.
Mësohet se përplasja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Policia konfirmon se nuk ka persona të lënduar.
Si pasojë e aksidentit, qarkullimi në autostradë është bllokuar përkohësisht, duke krijuar radhë të gjata automjetesh që presin hapjen e kalimit.