Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Dënohet grupi i dytë i “Metamorfozës”, 12 vjet burg për ish-shefin e krimeve Dedan Gjoni
66 vjet burg do duhet të vuajnë anëtarët e dosjes “Metamorfoza”. Fjala është për ish- shefin e krimeve, Dedan Gjoni që u shpall fajtor nga Gjykata e Posaçme dhe u denua me 12 vjet heqje lirie për sigurim kushtesh për të vrarë, trafik droge dhe shpërdorim detyre. Të njëjtin fat patën edhe Besmir Murtati dhe Albert Prenga që bashkëpunuan për të vrarë dy vëllezërit Edmond dhe Arben Nela. Secili prej tyre përfundimisht do të vuajë 8 vjet burg, duke pëfituar nga gjykimi i shkurtuar. Motiv për të vrarë dy vëllezërit Nela ka qenë porosia e dhënë nga Ismail Zeneli, që donte të hakmerrej për vrasjen përpara syve të vëllait të tij në Angli. Zeneli po ashtu u dënua me 15 vjet heqje lirie për dhënien...