GJKKO konfirmon pezullimin e Belinda Ballukut nga posti i zv.kryeministres dhe ministres se Infrastruktures

GJKKO konfirmon pezullimin e Belinda Ballukut nga posti i zv.kryeministres dhe ministres se Infrastruktures

GJKKO ka konfirmuar pezullimin e Belinda Ballukut nga posti i zv.kryeministres dhe ministres se Infrastruktures. Gjithashtu, ndaj administratorit të KESH, Erald Elezi dhe drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ARRSH, Gentian Gjyli është lënë në fuqi masa “arrest shtëpie”. E para që u largua nga ambientet e GJKKO-së ishte Belinda Balluku, e cila vendosi të kyç gojën para mediave. Menjëherë pas saj është larguar edhe drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, që gjithashtu nuk foli për gazetarët. “Belinda Balluku patjetër do të ankimojë masën sepse nuk mund të paraqitet në zyrë. A do të japë dorëheqjen dhe nëse jo, a do e shkarkojë Kryeministri? Dhe pyetja tjetër është se çfarë do të vendosë Kushtetuesja”, u shpreh gazetarja Klodiana Lala. Zv.kryeministrja e pezulluar, përveç tunelit të...