Burimi:
Tesheshi.com
Foto © Tesheshi.com
Rama, një “shënim dite” për SPAK me referencë amerikane
Kryeministri Rama i ka kushtuar një “shënim dite” padakortësisë së tij me SPAK-un, tashmë që në shënjestër është vënë dhe zëvëndësja e tij Belinda Balluku. Pa e përmendur, Rama ka sjellë në kujtesë një shembull nga drejtësia amerikane, atë të ish-Prokurorit të Përgjithshëm Robert H. Xhekson. Rama sjell një fjalim të tij, si një përgjigje për SPAK, një strukturë e drejtësisë së re, e cila është bërë boomerang, si inisiator i kësaj drejtësie. Shkruan Rama në shënimin e tij: “Më ka mbresuar prej kohësh figura monumentale e Robert H. Xheksonit, njëra nga mendjet më të ndritura që ka njohur drejtësia demokratike. Si Prokuror i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, gjyqtar i Gjykatës Supreme dhe arkitekt i akuzës në gjyqin epokal të Nurembergut, ai vendosi themelet...