Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Mbaron seanca, gjykata nuk ndryshon masën për Ballukun, kreun e ARRSH dhe KESH
Pas më shumë se 5 orë, kanë dalë nga ambientet e GJKKO-së, zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe 2 vartësit e saj Gentian Gjyli dhe Erald Elezi. Balluku ka dalë e para nga ambientet e gjykatës ku nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat dhe më pas dolën dhe 2 vartësit e saj, të cilët ishin në seancë për tu njohur me akuzat dhe masat e sigurisë. GJKKO vendosi që të lërë në fuqi vendimin e dhënë pak ditë më parë, pezullim detyre si zv.kryeministre dhe ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe bllokim i pasaportës. Ndërkohë ndaj Gentian Gjylit dhe Erald Elezit janë lënë në fuqi masat “arrest shtëpie”