Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Mesazhi i Ramës për drejtësinë: Kur një pushtet hyn në territorin e një tjetri, Kushtetuta mbytet
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një shënim në rrjetet sociale, ku citon gjerësisht fjalimin historik të Robert H. Jacksonit, kryeprokurorit amerikan dhe arkitekt i gjyqit të Nurembergut, duke theksuar rëndësinë e etikës, integritetit dhe paanshmërisë së prokurorit. Në postimin e tij, Rama shkruan: “Robert H. Xheksoni i mësoi botës demokratike se kur prokurori kërkon njeriun përpara krimit, drejtësia vdes dhe kur një pushtet hyn në territorin e një tjetri, Kushtetuta demokratike nuk merr më frymë, por mbytet. Pushteti nuk ka qenë kurrë më i denjë sesa në çastin kur ka pranuar t’i nënshtrohet gjykimit të një drejtësie të pavarur.” Ky postim i Ramës vjen menjëherë pas vendimit të GJKKO për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, vendim që Rama e ka ankimuar në gjykatën...