Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Berisha sërish në Kushtetuese, kërkon shfuqizimin e masës ‘detyrim paraqitje’
Ish-kryeministri Sali Berisha i është drejtuar sërish Gjykatës Kushtetuese. Raportohet se në datën datën 20 nëntor, Berisha ka dorëzuar një kërkesë në Kushtetuese, përmes të cilës kërkon shfuqizimin, pra heqjen e masës së “detyrimit me paraqitje”, i cili referuar vendimit të Apelit të datë 3 janar 2025, po e zbaton prej pothuajse një viti. Berisha kërkon që kjo masë të shpallet si antikushtetuese dhe menjëherë pas dorëzimit të kërkesës, mësohet se është hedhur shorti në Kushtetuese dhe është caktuar si relatore Fjona Papajorgji. Sakaq, në Kushtetuese ka edhe një kërkesë të mëparshme të ish-kryeministrit nën akuzë nga SPAK për korrupsion. Padia për shpalljen antikushtetuese të caktimit të arrestit shtëpiak, shfuqizuar më vonë, do të shqyrtohet në datën 17 dhjetor, ora 10”00. Njëkohësisht, Gjykata Kushtetuese ka...