Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Ku shkuan 200 mln lekë? / Mungesa e ilaçeve tek Onkologjiku, pacientët: Paratë janë dhënë,ne s’po shohim asnjë ndryshim
Edhe pse në fillim të muajit nëntor u rialokua një fond prej 200 milionë lekësh për zgjidhjen e menjëhershme të mungesave me barna onkologjike, situata duket se nuk është e njëjtë dhe pacientët nuk vënë re asnjë ndryshim. Në shërbimin onkologjik vazhdojnë të mungojnë barna që përdoren gjatë kimioterapive, edhe pas tyre, për pacientët me kancer gjiri. Është rivënë në punë aparatura e mamografisë, e cila nuk funksiononte gjatë muajit tetor, por nuk funksionon ende aparatura e brachyterapisë, e cila mundëson rrezatimin shumë afër tumorit dhe pa dëmtuar indet e shëndetshme. Burime brenda shërbimit onkologjik thanë se për barnat onkologjike po rilidhen kontratat dhe një pjesë e tyre rifillojnë javën që vjen, ndërkohë që po punohet për shtimin e posteve për kimioterapinë dhe rregullimin e...