“Betejë ligjore për ‘jetë a vdekje’ për Ballukun”, detaje nga seanca në GJKKO, Lala: Prova të reja, prokurori…

“Betejë ligjore për ‘jetë a vdekje’ për Ballukun”, detaje nga seanca në GJKKO, Lala: Prova të reja, prokurori…

Zbardhen detaje nga seanca për masat që GJKKO do të komunikojë sot për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila dy ditë më parë u pezullua nga detyra dhe iu bllokua pasaporta. Në një lidhje live gazetarja Klodiana Lala pohoi se në seancën që po mbahet me dyer të mbyllura, ka debate të forta, ndërsa prokurori i çështjes këmbëngul se duhet të qëndrojnë në fuqi masat e dhëna. Madje ajo pohoi se prokurori Dritan Prençi ka deklaruar se ka prova të reja për këtë proces. “Kjo është beteja ligjore për ‘jetë a vdekje’ për Ballukun”, tha gazetarja. Kujtojmë se seanca nisi në orën 09:10, ndërsa pas 40 minutash u ndërpre, për të rinisur sërish. Sakaq, prej disa orësh Balluku, e shoqëruar nga dy avokatët e saj ndodhet...