Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Lorenc Vangjeli: Gota u mbush, pse ndërkombëtarët nuk tolerojnë më trafikun e drogës nga Shqipëria
Presioni në rritje ndaj Shqipërisë nga partnerët ndërkombëtarë nuk lidhet me statistikat apo korrupsionin e vogël lokal, por me kalimin e një “vije të kuqe” të patolerueshme: përfshirjen në trafikun ndërkombëtar të drogave të rënda. Ky është thelbi i një analize të re, sipas së cilës fuqitë perëndimore si SHBA, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian e shohin këtë fenomen si një kërcënim direkt për sigurinë dhe ekonominë e tyre. Analisti Lorenc Vangjeli, tha: “Në qoftë se këto mëkatet e vogla lokale, me tendera të falsifikuara, me para të kaluara nga një dorë në tjetrën, për faktorin e huaj, do të themi, kryesisht atë amerikan, por dhe evropian, edhe mund të kalojnë, e trafiku i drogës dhe kryesisht i drogave të rënda, i kokainës, për...